Rruga Qafë Bualli – Krastë, pluhuri e gropat, problem për drejtuesit e mjeteve

0

Banorët e njësisë administrative Martanesh dhe të gjithë përdoruesit e rrugës Qaf Bualli – Krastë prej vitesh ankohen për gjendjen e këtij aksi rrugor. Gjatë stinës së vjeshtës e dimrit kjo rrugë mbulohet nga balta, akulli e gropat e mëdha, ndërsa në muajt e thatë, aksi pushtohet nga pluhuri. Kjo është pamja që merr rruga prej 18 kilometrash teksa kalon një automjet në të. Situata më shqetësuese bëhet për mjetet e transportit publik dhe të gjithë ato mjete të cilat nuk kanë konsdicioner dhe detyrohen të mbajnë xhamat hapur për shkak të të nxehtit. Drejtuesit e mjeteve shprehen se kjo gjendje ndodh prej vitesh, por në vitet e fundit kujdesi ndaj rrugës ka qenë shumë i vogël e pothuajse aspak. Ata thonë se duhet një firmë serioze ose një investim i përgjithshëm pasi vetëm duke e asfaltuar, problemet eleminohen. Aksi rrugor Qaf Bualli – Krastë është në inventar të Autoritetit rrugor Shqiptar i cili dhe ka tenderuar një firmë për mirëmbajtje.