
Aksi rrugor Qafë Buall – Klos është kthyer në problem për drejtuesit e mjeteve. Shumë prej atyre që lëvizin në këtë aks rrugor e kanë të vështirë kalimin, sidomos automjetet e vogla. Segmenti më i dëmtuar mbetet ai në fshatin Kloskatund, ku vazhdimisht ka qenë problematik. Automjetet e vogla bëjnë kontakt me asfaltin për shkak të gungave të krijuara në të.
Për drejtuesit e mjeteve situata mbetet e njëjtë edhe pse ka patur disa herë ndërhyrje. Sipas tyre, firma nuk e ka bërë si duhen drenazhimin e këtij segmenti dhe në këtë mënyrë asfalti pëson çarje. Më shumë problem është për banorët e fshatrave Shëngjun e kloskatund të cilët e kanë rrugë të vetme për të zbritur në qytetin e Klosit apo për të shkuar drejt Tiranës. Banorët konstatojnë se me hapjen e rrugës së Arbrit, rruga e vjetër është braktisur.
Aksi rrugor Klos – Qafë Buall është pjesë e rrugës nacionale Skuraj – Peshkopi dhe në kontratën e mirëmbajtjes B të rrugëve të rajonit Qendër – Verilindje.