Aksi rrugor Qaf Bualli – Krastë vijon të jetë një ndër akset më problematike edhe pse është nën varësi të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Rruga në fjalë ka një kontraktor por gjendja vijon të jetë tejet e rëndë. Drejtuesit e mjeteve thonë se në tre vite që është lidhur kontrata e mirëmbajtjes së kësaj rruge vetëm një herë është shtruar me zhavor, megjithëse aksi ka qenë dikur i asfaltuar.
Veç gropave të shumta në këtërrugë ka edhe rreshqitje gurësh në rrugë duke rrezikuar jetën e drejtuesve të automjeteve. Poashtu në të gjithë aksin mungojnë barrierat mbrojtëse anësore
Të njëjtin shqetësim ndajnë edhe banorët e Krastës të cilët lëvizin në këtë rrugë. Ata shprehen se megjithëse aty kalon një pasuri e madhe, rruga është më e keqe se në ndonjë vend lufte.