
U desh të bëhej lajm në edicionet tona informative që firma mirëmbajtës e rrugës nacionale të ndërhynte në segmentin në dalje të qytetit të Burrelit në drejtim të Klosit. Firma në fjalë bëri të mundur mbushjen e kësaj grope dhe riparimin e murit që ishte shembur në afërsi të ish ndërmarrjes së rrugëve.
Por firma u mjaftua me kaq duke mos bërë asnjë ndërhyrje tjetër deri në afërsi të kthesës së “Sanës” ku dhe nis asfalti i ri i bërë pak më shumë se një vit më parë me një fond prej 3.7 milion eurosh.
Çedimi i karrexhatës pak metra larg kthesës është problemi më i madh i këtyre 750 metrave lineare rruge nacionale në hyrje të qytetit të Burrelit. mjetet vijojnë të përballen me këtë problematikë, e cila është në vetvete edhe burim aksidentesh.
Çuditërisht tabela e investimit prej 3.7 milion eurosh është ende tek “Kthesa e Sanës”, megjithëse ky investim nuk përfshiu vetëm 750 metra rrugë deri në hyrje të qytetit të Burrelit.