Rruga mes lagjeve të Bulqizës mbushet me ujë, kthehet në rrezik për automjetet

Rruga mes lagjeve të Bulqizës mbushet me ujë, kthehet në rrezik për automjetet

Sa herë ka reshje shirash rruga e Arbrit mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës bëhet gati e pakalueshme. Për shkak të mosfunksionimit të kanaleve kulluese anësore e gjithë rruga mbushet me ujë, duke u bërë edhe burim për aksidente.

  Megjithëse ky fenomen ndodh prej vitesh sa herë ka reshje shirash, drejtuesit e mjeteve shprehen se nuk është marrë asnjë masë. Sipas tyre, problem është edhe për kalimin e këmbësorëve që lëvizin nga njëra lagje e qytetit në tjetrën.

Sasia e ujit që grumbullohet nga reshjet e shiut është e madhe duke kaluar edhe në rrugët hyrëse për në lagjen e vjetër.

Enver Doçi