RRUGA MES DY DOGANAVE NË BLLATË, PREFEKTI SHEHU: DO TË RIASFALTOHET E GJITHA

RRUGA MES DY DOGANAVE NË BLLATË, PREFEKTI SHEHU: DO TË RIASFALTOHET E GJITHA


Segmenti mes dy pikave doganore në Bllatë, asaj të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, vijon të jetë i degraduar dhe në gjendje aspak normale për një rrugë që jep impaktin e parë të vendit tonë për të gjithë ata që hyjnë nga Maqedonia e Veriut. Gropat në këtë segment dhe problemet e tjera i japin një pamje jo të duhur vendit tonë, teksa pjesa e vendit fqinj është shumë më e mirë. Ndërkohë, Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se nga kontaktet e tij me institucionin e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave i është komunikuar një investim që pritet të bëhet në muajt në vijim. Sipas Shehut ky segment do t’i nënshtrohet riveshjes së plotë me asfalt. Gjendja e degraduar e kësaj rruge ishte kthyer në problem edhe për qytetarët dibranë që lëvizin shpesh drejt Maqedonisë së Veriut për tu furnizuar me ushqime apo karburant.