
Kjo është rruga kufitare që lidh disa fshatra të Njësive Administrative Gjoricë, Ostren e Trebisht në bashkinë e Bulqizës. Siç duket nga pamjet, gropat janë thuajse në të gjithë gjatësinë e rrugës, ndërsa në ditë me shi ato janë akoma më problematike pasi drejtuesit e mjeteve nuk mund ta kuptojnë thellësinë e tyre. Këta të fundit shprehen se kjo rrugë vazhdimisht kthehet në gjendje të tillë sa herë ka reshje shirash. Sipas tyre, shkak për këtë besohet të jetë mosfunksionimi i kanaleve kulluese anësore, duke bërë që ujërat e shiut të rrjedhin në rrugë dhe të krijojnë gropa të mëdha. Banorët i bëjnë apel autoriteteve përgjegjëse në Bulqizë që të ndërhyjnë sa më shpesh për ta mbajtur në gjendje të mirë rrugën kufitare, që përdoret nga mijëra banorë çdo ditë.
Rruga kufitare në Bulqizë nis nga fshati Çerenec e përfundon në kufi me Librazhdin duke përshkuar disa fshatra.