Rruga Kufitare në zonën e Gollobordës e braktisur totalisht

0

Kjo rrugë para viteve 90-të përdorej për kontrollin e kufirit me Maqedoninë e Veriut dhe ishte një arterie shumë e rëndësishme, pasi kishte shumë funksione. Rruga nis nga Ura e Çerenecit dhe vijo përgjatë bregut të lumit Drin i Zi, që është edhe kufiri ndarës mes dy shteteve. Por banorët që jetojnë përgjatë kësaj rruge shprehen se në të nuk është vënë dorë që nga ndërtimi i saj. Duke qenë se ky aks rrugor përfshin disa fshatra apo njësi administrative edhe sot ka një rëndësi tepër të madhe për komunitetin e zonës së Gollobordës. Në ditët e sotme, banorët shprehen se vetëm në fushata elektorale pushteti vendor apo ai qëndror kujtohet për ta. Investimet janë të papërfillshme, pasi vetëm mbushet ndonjë gropë.
Aksi rrugor në fjalë është në inventarin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, por ashtu siç ndodh me akset e tjera, të kontraktuarit nga ana e ARRSH kujdesen vetëm për prerjen e ferrave dhe jo për trasenë e rrugës