Rruga kufitare në Bulqizë vijon të jetë problematike

Rruga kufitare në Bulqizë vijon të jetë problematike

Rruga që lidh 12 fshatra të Bulqizës dhe që njihet si “rruga kufitare” vijon të jetë problematike për të gjithë banorët që e përdorin. Rruga në fjalë ishte dikur në inventarin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ndërsa tani i ka kaluar Bashkisë Bulqizë. Ndërkohë, banorët që jetojnë përgjatë saj thonë se gjendja e rrugës kufitare mbetet e degraduar edhe pse gropat mbushen herë pas here me zhavorr nga punëtorët e mirëmbajtjes. Banorët kërkojnë që në këtë rrugë të bëhet investim i mirëfilltë dhe jo sa për të kaluar radhën. Ata presin që rruga të asfaltohet ashtu siç iu është premtuar. Fiqiri Velia thotë se historikisht zona e Gollobordës është lënë pas dore dhe nuk është bërë asnjë investim i duhur në të, çka ka sjellë edhe braktisjen e fshatrave nga ana e banorëve.

  Situata në rrugën kufitare bëhet më problematike kur ka reshje shirash pasi në të gjithë rrugën krijohen gropa të mëdha, të cilat vështirësojnë qarkullimin e automjeteve.