Rruga kufitare Gjoricë – Viçisht gati e pakalueshme

Rruga kufitare Gjoricë – Viçisht gati e pakalueshme

Rruga që lidh fshatrat Gjoricë e Viçisht është thuajse e pakalueshme. E konsideruar historikisht si rruga kufitare, ajo ka mbetur në mëshirë të fatit edhe pse përdoret masivisht nga banorët e zonës.

Problemet e kësaj rruge dalin qartë në pah në një ditë me shi si e sotmja ku gropat kthehen në pellgje.

Rruga në fjalë përdoret nga të gjithë banorët e fshatrave që janë në kufi me Maqedoninë e Veriut si Viçisht, Tërbaç, Miresh etj. Banorët e këtyre fshatrave vazhdimisht janë ankuar për gjendjen e degraduar të rrugës së tyre.

Ata kanë kërkuar që të bëhet me asfalt ashtu siç është bërë segmenti nga Ura e Çerenecit deri në Ostren dhe pjesa tjetër e rrugës nga Ura e Çerenecit – Çerenec i Sipërm.

Situatë shqetësuese mbetet për kalimin e automjeteve të vogëla për arsye të pranisë së gropave të mëdha në të gjithë gjatësinë e rrugës.