Rruga kufitare, Banorët e Mireshit: Po na mbeten djemtë beqar
Banorët e fshatrave kufitare me Maqedoninë e Veriut në Bashkinë e Bulqizës ankohen për rrugën kufitare tejet të dëmtuar që i lidh ato me Bulqizën dhe Peshkopinë. Rruga në fjalë është nën përgjegjësinë e Autoritetit Rrugor Shqiptar i cili ka financuar qindra milion lekë për mirëmbajtje, por në të vërtetë gjendja e rrugës aktualisht është kjo që shihet në pamje. Lumturie Shira, banore e fshatit Miresh thotë se për shkak të amortizimit të rrugës, fshati ka edhe probleme të tjera sidomos ato shëndetësore.
Nga ana tjetër, Lumturie Shira thotë se për shkak të kësaj rruge, djemtë kanë marrë emigrimin e vajzat nuk pranojnë të shkojnë nuse në fshatin e tyre. Vetë lumturia tregon se vajzat që e njohin zonën refuzojnë direkt kërkesat e martesës për djemtë e tyre.
Situata problematike e kësaj rruge pritet të shtohet me ardhjen e reshjeve të shirave dhe stinës së dimrit.