Rekamë

  Është detyrim ligjor që në çdo objekt publik që po ndërtohet me taksat e qytetarëve të vendoset tabela informuese për projektin, siç është vlera e investimit, financuesi, fituesi i zbatimit të projektit, mbikqyrësi dhe afati i ndërtimit të objektit.

Por megjithëse në segmentin rrugor Herebel – Peshkopi punohej prej afro një muaji, në këtë objekt investimi mungonte tabela informuese. Vetëm pasi kjo shkelje e ligjit u bë mediatike, bashkimi i firmave fituese për ndërtimin e kësaj rruge ka bërë të mundur vendosjen e tabelës.

Siç duket nga të dhënat e vendosura në tabelë vlera e investimit është rreth 1.44 miliard lekë të rinj me TVSH, e konvertuar me kursin aktual është rreth 13.7 milion euro me TVSH.

Por ajo që mungon në këtë tabelë informuese është data e fillimit të punimeve dhe ajo e përfundimit të tyre, pasi është vendosur vetëm afati i ndërtimit prej 13 muajsh.

Një tjetër problematikë të cilën e kanë ngritur vazhdimisht të gjithë ata që do të preken nga gjurma e re e kësaj rruge është dëmshpërblimi, pasi eri tani ju është thënë që do tju japin vetëm vlerën e prodhimit të tokëve bujqësore që dëmtohen dhe jo vlerën e tokës, në të cilën do të kalojë rruga e re Herebel – Peshkopi.