Rruga e Zerqanit pëson shembje në disa vende

0
10

Jo vetëm rrugët e pa asfaltuara rurale por edhe ato të asfaltuara janë kthyer në problem për banorët e fshatrave. Rruga e Njësisë Administrative Zerqan në Bashkinë e Bulqizës që lidhet me rrugën nacionale Bulqizë – Peshkopi është në rrezik shembjeje totale. Kjo rrugë ka pësuar rrëshqitje të tokës, duke marrë me vete edhe disa varre që ndodhen poshtë rrugës. Drejtuesit e mjeteve shprehen se ky dëmtim i karrexhatës jo vetëm që rrezikon të shembë totalisht, por aktualisht është një rrezik i madh për ta. Ata thonë se situata e tillë është prej kohësh, por askush nuk merr masa për ta riparuar, ku në këtë mënyrë shpëtojnë edhe varret që po rrëshqasin bashkë me rrugën.
Dëmtime të tilla kjo rrugë ka në disa vende, ku çedimet janë në një gjatësi afërsisht 100 metra lineare.