Rruga e tre lagjeve në fshatin Bejn të Klosit, gati e pakalueshme
Rruga e tre lagjeve në fshatin Bejn të Bashkisë së Klosit është thuajse e pakalueshme. Reshjet e shiut të rëna gjatë muajit Nëntor kanë rënduar akoma më shumë gjendjen e këtij aksi rrugor që përdoret nga qindra banorë të fshatit.
Këta të fundit kanë denoncuar gjendjen e rënduar të rrugës e cila deri në qendër të fshatit është e asfaltuar por nga aty e deri në fund të fshatit është me gropa të shumta.
Prania e gropave e bën të vështirë qarkullimin e automjeteve të vogëla, ndërsa jashtë kameras banorët shprehen se mungesa e kanaleve kulluese anësore ka bërë që uji i shiut të vërshojë përmes, duke krijuar pellgje uji.
Qëndrimi i gjatë i ujit mbi rrugë ka bërë që të krijohen gropa të cilat më pas janë kthyer në pellgje uji.
Banorët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të Bashkisë në mënyrë që gjendja të mos agravohet më shumë dhe rruga të mos bëhet toalisht e pakalueshme. Ata theksojnë se stina e dimrit bëhet akoma më e vështirë me rrugën e dëmtuar.
Reshjet e 10 ditëve të fundit të muajit Nëntor shkaktuan probleme të mëdha me rrugët rurale të paasfaltuara në Bashkinë e Klosit, duke vështirësuar lëvizjen normale të banorëve.