Rruga e lagjes “Kukatin” e pakalueshme

Rruga e lagjes “Kukatin” e pakalueshme
Shirat e rëna gjatë muajit Janar kanë krijuar probleme të shumta në rrugët rurale. Veç shembjeve që pësuan disa rrugë fshatrash, të tjera janë amortizuar. Kjo që shihni në pamje është gjendja e rrugës që klidh fshatin Pleshë me lagjen “Kukatin”. Për shkak të reshjeve të shumta të shiut rrugë është kthyer e pakalueshme për shumë lloje automjetesh. Jashtë kameras, banorët dhe drejtuesit e mjeteve thanë se dëmtimi i rrugës është bërë nga kompania që po ndërton ujësjellësin e cila kë ndërhyrë për futjen e tubacionave por nuk e ka kthyer ende rrugën në gjendjen e mëparshme. Sipas banorëve, gjatë punimeve jo vetëm që është prishur traseja e rrugës por edhe kanalet anësore çka ka bërë që të gjithë ujërat e shiut të vërshojnë në rrugë. Situata mbetet shumë problematike për të gjithë ata banorë të Kukatinit që zgjedhin këtë rrugë për të shkuar tek banesat e tyre nga fshati Pleshë. Për lagjen “Kukatin” është edhe një rrugë tjetër nga fshati Cerujë, por ajo është shumë e largët ndaj kërkesa e banorëve është që rruga nga fshati Pleshë të bëhet e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve.