Ballina SOCIALE Rruga e lagjes “Dobrovë”, ankohen banorët: Pushteti qëndror e vendor na kanë...

Rruga e lagjes “Dobrovë”, ankohen banorët: Pushteti qëndror e vendor na kanë harruar

0

Lagjja “Dobrovë” është ndër lagjet e Peshkopisë, ku infrastruktura e brendshme e saj lë shumë për të dëshiruar. Banorët e kësaj lagjeje thonë se prej 30 vitesh nuk bëhet asnjë investim në të, ndonëse sa herë ka fushata elektorale ju premtohen investime. Ata shprehen se deri tani janë mbajtur vetëm me gënjeshtra e askush nuk e ka marrë mundimin të investojë. Qindra banorë të kësaj lagjeje gjatë dimrit përballen me baltë të madhe, ndërsa gjatë verës mbajnë mbyllur dritaret për shkak të pluhurit.

Ndërkohë Kryetari i Pleqësisë së Lagjes “Dobrovë”, Tarik Kapxhiu thotë se problemet e kësaj lagjeje i ka adresuar disa herë në bashki, por ato nuk po marrin zgjidhje. Sipas Kapxhiut as pushteti vendor e as ai qëndror nuk kujtohen për këtë lagje, ndonëse është lagjja e parë në hyrje të qytetit të Peshkopisë.

Banorët e Lagjes “Dobrovë” shprehen se nëse nuk ndërhyhet në përmirësimin e infrastrukturës së lagjes së tyre, do të bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

https://www.youtube.com/watch?v=qYC_8W_jhLA&ab_channel=MATTELEVIZION
Exit mobile version