Rruga e Kurdarisë që po rrezikon të prishet totalisht

0

Rruga që lidh fshatin Kurdari me rrugën nacionale Burrel – Klos po shkon drejt degradimit. Janë drejtuesit e automjeteve që japin alarmin që nëse nuk ndërhyhet, shumë shpejt në disa zona do të ketë shembje të karrexhatës dhe dëmtim të rëndë të asfaltit. Shkak për këtë po bëhet mungesa e mirëmbajtjes. Prej kohësh në segmentin nga Kisha e deri në lagjen e parë të Kurdarisë, hapsira anësore e rrugës nuk po mbushet me zhavor, çka ka bërë që ujërat e shiut ta gërryejnë dhe të nisë dëmtimi i asflatit. Siç duket edhe nga pamjet, për shkak të gërryerjes së pjesës anësore, janë hapur kanale dhe ka thyerje të shtresës asfaltike, kryesisht gjatë kalimit të mjeteve teksa ndërrohen me njëri-tjetrin. Por jo vetëm kaq, asfalti ka pësuar edhe plasaritje, çka sipas ekspertëve tregon rrezikun që i kanoset rrugës. Drejtuesit e automjeteve shprehen se autoritetet përgjegjëse duhet të ndërhyjnë menjëherë sa ende nuk është shkaktuar ndonjë dëm i madh. Mbushja me zhavor e hapsirës anësore të asfaltit është një ndër mënyrat për rritjen e jetëgjatësisë së tij.