Rruga e Krastës e shkatërruar, drejtuesi i mjetit: Këtu kalojnë "kamionë me flori" por investimet mungojnë

Rruga e Krastës e shkatërruar, drejtuesi i mjetit: Këtu kalojnë "kamionë me flori" por investimet mungojnë

Kjo është pamja dhe gjendja me të cilën duhet të përballen sa herë kalojnë të gjithë ata që lëvizin në drejtim të Martaneshit.
Për qindra drejtues mjetesh, rruga nga Qafa e Buallit deri në Krastë të Martaneshit është kthyer në një makth të vërtetë prej disa muajsh. Në këtë rrugë nuk është investuar apo ndërhyrë që kur firmës mirëmbajtëse i përfundoi kontrata në Korrik të vitit të kaluar. Gropat e mëdha janë prezente në të gjithë rrugën, ndërsa drejtuesit e mjeteve mundohen të zgjedhin pjesën më të mirë për të kaluar, ndonëse në disa raste bëhen burim aksidentesh. Më problematike situata paraqitet për drejtuesit e mjeteve të vogëla. ata shprehen se në këtë rrugë nuk po ndihet dora e institucioneve sidomos në këtë periudhë pasi problemet janë më të mëdha për shkak të shirave apo reshjeve të dëborës.
Nga ana tjetër drejtuesit e mjeteve kërkojnë që shteti të ndërhyjë dhe të zgjidhë problemin e kësaj rruge, pasi në këtë gjendje që është, mund të ndodhë ndonjë tragjedi, pasi nuk ka asnjë siguri lëvizja në të.