Rruga e Kloskatundit, totalisht e harruar
Drejtuesit e mjeteve dhe banorët që jetojnë në fshatrat Kloskatund dhe Shëngjun, të bashkisë Klos, ankohen për gjendjen e degraduar të rrugës që ende është pjesë e inventarit të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Aksi nga ura e fshatit Fshat e deri në Qafën e Buallit është i dëmtuar, por segmenti më problematik mbetet ai në fshatin Kloskatund. Banorët dhe drejtuesit e mjeteve thonë se tashmë me hapjen e rrugës së Arbrit që kalon nga Plani i Bardhë aksi i vjetër është lënë në harresë dhe se firma mirëmbajtëse nuk duket gjëkundi. Gropat janë hapur kudo dërsa vështirësi në qarkullim ka për automjetet e vogëla. Drejtuesit e mjeteve i bëjnë thirrje firmës dhe institucioneve të tjera që të ndërhyjnë për ta mirëmbajtur siduhet këtë rrugë e cila tashmë përdoret thuajse vetëm prej tyre. Ata shprehen se rrugët brenda fshatit janë të vështira, e të paktën të mos jetë edhe rruga e asfaltuar nacionale e vështirë për të kaluar.
Deri në një vendim të Këshillit të Ministrave, segmenti i vjetër nga ure e fshatit Fshat e deri në Qafën e Buallit do të jetë në inventar të ARRSH dhe është kjo e fundit përgjegjëse për gjendjen ku ka degraduar ky segment i rrugës nacionale.