Rekamë

Pas disa lajmeve të transmetuara në Mat Tv ku drejtuesit e mjeteve ankoheshin për gjendjen e amortizuar të rrugës së fshatit fshat që lidh Klosin me rrugën e Arbrit, ka ndërhyrë firma.

Deformimi i rrugës ishte kthyer në makth për drejtuesit e mjeteve pasi kalimi ishte i vështirë. Automjetet e vogëla pësonin kontakt me asfaltin për shkak të deformimit të bazamentit të rrugës.

Është dashur që gjendja të bëhej disa herë publike në media që firma që e ka ndërtuar të ndërmarrë veprim për ta rehabilituar. Mjetet e kompanisë janë parë këtë të hënë teksa heqin gjithë shtresën asfaltike dhe kanë hedhur nënshtresat e tjera.

Një mjet tip rrul ka bërë ngjeshjen e shtresës së çakullit në mënyrë që pas riasfaltimit të mos ketë më deformime. Nuk është vetëm kjo pjesë rruge e cila ka pësuar deformim të tillë, pasi një situatë e ngjashme është në shumë pika të tjera të rrugës së Arbrit, kryesisht nga Tuneli i Murrizit e deri tek rreth-rrotullimi i fshatit Fshat.

Edhe në këtë rrugë firma ka ndërhyrë disa herë për shkak se traseja e rrugës kishte pësuar ulje.