Rekamë

Shumë nga rrugët e brendshme të qytetit të Peshkopisë kanë mungesë trotuaresh dhe janë krejt gropa. Një ndër ta është edhe rruga që të dërgon për tek Drejtoria Vendore e Policisë Dibër. Kjo rrugë, edhe pse me jo distancë të madhe nga rruga kryesore, është krejt gropa dhe mungojnë trotuaret. Banorët që jetojnë përgjatë saj shprehen se ju rrezikohet jeta sa herë kalojnë aty, pasi duhet të ecin në të njëjtin vend me makinat. Për qytetarët, investimet në këtë qytet gjithmonë janë bërë paplan, duke lënë rrugë pa trotuar e pa ndriçim. Më shqetësuese situata është për të moshuarit dhe fëmijët e vegjël.

  Rruga e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ju shërben qindra qytetarëve që jetojnë përgjatë saj dhe stadiumit të qytetit të Peshkopisë.