Rruga e Domit jashtë mirëmbajtjes

0

Kjo është rruga e fshatrave Dom e Zallrripë në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit. Në këtë aks rrugor që i lidh banorët me rrugën nacionale Klos- Burrel kalojnë çdo ditë me dhjetra mjete.

Ndërkohë shirat e rëna ditët e fundit kanë nxjerrë në pah problematikën e kësaj rruge, që përgjithësisht është e njëjtë me të gjitha rrugët rurale.

Mungesa e kanaleve kulluese anësore ka bërë që uji të mbetet në rrugë e për pasojë ta dëmtojë atë. Gropat e mëdha në të gjithë aksin e tregojnë më së miri gjendjen e kësaj rruge e cila po degradohet çdo ditë e më shumë.

Jashtë kameras banorët thonë se prej kohësh nuk sihet kujdesi i pushtetit vendor në të, që jo vetëm nuk është rimbushur me zhavor, por as nuk janë hapur kanalet kulluese anësore.

Banorët kërkojnë më shumë vmendjen pasi stina e dimrit bëhet problem shumë i madh për transportimin e materialeve të ndryshme në banesat e tyre. Mbi të gjitha, ata kërkojnë që rruga të mos bëhet pengesë për dërgimin e fëmijëve në shkolla.