Megjithëse është një fshat me burime të pakta ujore që nga ndërtimi i traverbankut të Klosit, fshati Plan i Bardhë mund të rimarrë gjallërimin që ka patur dikur falë ndërtimit të rrugës së Arbrit. Kjo rrugë e ndan fshatin përmes duke i dhënë mundësi të madhe zhvillimi. Por për ato pak banorë të mbetur aty, e rëndësishme është sigurimi i ujit të pijshëm, pa të cilin as nuk ka jetë. Vetë banorët shprehen se po të vijë uji i pijshëm, atëherë të gjithë ata që janë larguar me shumë siguri, do të rikthehen mbase jo për të jetuar, por për të rindërtuar banesat e tyre dhe për t’i shfrytëzuar ato për turizmin. Fshati Plan Bardhë në Bashkinë e Klosit, gjendet ngjitur me Bulqizën, ndërsa mundësitë për tu furnizuar me ujë të pijshëm janë të mëdha sepse jo shumë kilometra larg, ka burime të mëdha ujore. Mësohet se bashkia Klos ka një projekt për ndërtimin e një ujësjellësi jo vetëm për këtë fshat, por edhe fshatrat e tjerë ngjitur me të.