Rruga e Arbrit rrezikon të shembet në afërsi të tunelit të Murrizit
Rruga e Arbrit rrezikon të shembet në segmentin e Xibrit. Edhe pse në këtë zonë që nga tunelet në fshatin Shkallë deri tek tuneli i Murrizit është ndërhyrë disa herë për riparimin e deformimeve që pësonte rruga, situata mbetet e njëjtë, madje ka ardhur duke u rënduar.
Në afërsi të tunelit të Murrizit traseja e rrugës ka pësuar çarje në anën e poshtme të saj, e cila sa vjen e thellohet akoma më shumë çdo ditë. Të gjithë ata që vijnë nga Tirana në drejtim të Qarkut Dibër përballen me disnivelin e rrugës në vendet ku ka pësuar çarje dhe shtypje. Sipas specialistëve reshjet e shiut pritet të ndihmojnë në dëmtimin e mëtejshëm të karrexhatës pasi uji hyn në të çarat e asfaltit.
Ndonëse 6 vite më parë kjo rrugë u hap në mënyrë provizore, me hapjen për qarkullim të tunelit të Murrizit u konsiderua e përfunduar. Drejtuesit e mjeteve do t’ju duhet të bëjnë shumë kujdes në segmentin e Xibrit pasi problemet janë të shumta dhe nuk kanë asnjë sinjalistikë paralajmëruese për to.
Defromim të trasesë ka pësuar edhe rruga në thellësi të tunelit, ku ditët e fundit është kthyer në shqetësim serioz për sigurinë e drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas