Rekamë

Reshjet e shumta të shirave të rëna ditët e fundit kanë shkaktuar probleme edhe në trasenë e rrugës së Arbrit. Kjo është pamja e trasesë së kësaj rruge në fshatin Gjoricë e Poshtme të Bashkisë së Bulqizës.
Fryerja e madhe e Zallit të Bulqizës ka bërë që uji të gërryejë trasenë e rrugës deri në afërsi të asfaltit. Kjo ka vënë në rrezik strukturën e këtij aksi i cili u asfaltua vetëm pak muaj më parë. Banorët e fshatit Gjoricë e Poshtme jashtë kameras u shprehën se traseja është ndërtuar vetëm duke e mbushur me zhavor për ta ngritur në lartësi, ndërsa nuk janë ndërtuar argjinatura për ta mbrojtur në situata të tilla.
Puna ka nisur për devijimin e rrjedhës së Zallit të Bulqizës, ndërsa më pas do të punohet për ndërtimin e argjinaturave mbrojtëse në të gjithë gjatësinë e këtij aksi të rriskuar nga dëmtime në situata të tilla.