
Ndërtimi i rrugës së Arbrit për banorët e Bulqizës në tërësi është
një mundësi zhvillimi, të cilën e kanë pritur të paktën prej tre
dekadash. Por indirekt, kjo rrugë ka efekte negative në disa zona të
cilat aneksohen nga rruga nacionale. E tillë është edhe Shupenza.
Kjo njësi administrative me një qendër të grumbulluar, do të jetë
larg qarkullimit të automjeteve që vinin nga Dibra në drejtim të
Tiranës apo anasjelltas. Nisur nga kjo tregtarët e ndryshëm në këtë
njësi shprehen se ndërtimi i rrugës së arbrit do tju sjellë pasoja
negative ekonomike pasi do të jenë të aneksuar ndaj lëvizjes
tranzit.
Ndërtimi i rrugës së Arbrit pritet të ketë të njëtat pasoja edhe në
zona të tjera në këtë drejtim, pasi lëvizja drejt Tiranës do të bëhet
me këtë arterie.
“