Rruga e Arbrit nuk gjen qetësi, vijon shembja e skarpatës në afërsi të Peshkopisë

Rruga e Arbrit nuk gjen qetësi, vijon shembja e skarpatës në afërsi të Peshkopisë

Rruga e Arbrit vijon të përballet me probleme të shumta që nga Shkalla e Tujanit në Tiranë e deri në qytetin e Peshkopisë. Ditët e fundit problemet më të mëdha kanë qenë me skarpatat të cilat kanë pësuar shembje në disa vende, në Zall Dajt, fshatin Maricë në afërsi të tunelit të Murrizit, në fshatin Plan i Bardhë të Bashkisë Klos e sëfundmi në afërsi të qytetit të Peshkopisë. Loti i tretë dhe i fundit i rrugës së Arbrit që nga fshati Herebel deri në Peshkopi ka patur vazhdimisht probleme, ndërsa shqetësues mbetet skarpata e cila jo vetëm ka dëmtuar pemtorety e banorëve, por edhe rrezikon shembjen e një shtylle të tensionit të lartë. Siç duket, edhe nga pamjet masivi i dheut vijon shembjen ku pastrohet pasi zbret në asfalt. Banorët e Njësisë Administrative Melan në Bashkinë Dibër e kanë kontestuar vazhdimisht punën e bërë me skarpatat në këtë zonë duke akuzuar firmën ndërtuese për dëme të mëdha që ju ka shkaktuar kryesisht në frutikulturë. Shembja e dheut ka dëmtuar një parcelë me qershi e kultivuar prej shumë vitesh e që është burim jetese për familjet e zonës.