Rekamë

  Segmenti i rrugës së Arbrit nga fshati Fshat deri në Tiranë do të hapet për qarkullimin e automjeteve me datë 29 Nëntor ku i pranishëm do të jetë vetë kryeministri Edi Rama.

Por para kësaj data, qarkullimi u hap për testim në ditët e para të kësaj jave, ku mjetet të shumta zgjodhën këtë segment për tju drejtuar kryeqytetit apo anasjelltas.

Sakaq, firma po bën gati elementet e sigurisë në këtë aks duke vendosur barrierat metalike anësore dhe ka bërë sinjalistikën e përkohshme horizontale, pasi në muajt e parë të vitit të ardhshëm do t’i hidhet shtresa e dytë asfaltike.

  Po ashtu, firma ka bërë të mundur edhe heqjen e mjeteve vinç që kanë qenë vendosur për të ndërtuar urën e fshatit Fshat që të nxjerr në fshatin Shkallë të Njësisë Administrative Xibër.

Sakaq, gjatë këtyre dy ditëve firma e ka bllokuar totalisht qarkullimin e automjeteve pasi po hidhet shtresë asfaltike në bajpasin e Murrizes dhe një pjesë të segmentit në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”.