Banorët e fshatit Gjoricë e Poshtme në Bashkinë e Bulqizës, tashmë kanë nënkalimet e tyre për të dalë në anën tjetër të rrugës së Arbrit ku dhe kanë tokat bujqësore.
Firma ndërhyri për ta zgjidhur këtë problematikë shumë shqetësuese për dhjetra banorë të këtij fshati të cilët vazhdimisht kishin kërkuar ndërtimin e nënkalimeve me anë të kontakteve me drejtuesit e firmës si dhe me anë të protestave.
Po ashtu, disa banesave që ndodhen pothuajse ngjitur me trasenë e rrugës së Arbrit dhe që përmbyteshin sa herë kishte reshje shirash, ju është ndërtuar murë mbrojtës në mënyrë që dhe kanal kullues që nxjerr ujërat e shiut në Zallin e Bulqizës.
Segmenti rrugor i rrugës së Arbrit nga Maqellara deri tek Ura e Çerenecit është gati për hedhjen e shtresës së fundit asfaltike, ndërsa më pas i mbetet plotësimi i sinjalistikës dhe elementëve të sigurisë për drejtuesit e mjeteve.