Rruga e Arbrit/ Loti Qaf Buall – Ura e Vashës asnjë shenjë për ta asfaltuar

0
22

Banorët e Dibrës, Bulqizës e ato të Maqedonisë së Veriut duhet të presin ende gjatë që të përdorin aksin nga Qafa e Buallit deri tek Ura e Vashës, e më pas pjesën tjetër të rrugës së Arbrit për të udhëtuar drejt Tiranës apo anasjelltas.
Kjo për shkak se në lotin prej pak kilometrash nga Tuneli në Qafën e Buallit deri tek Ura e Vashës nuk po punohet, ndonëse në pjesën tjetër është bërë gjysma e punës.
Në këtë segment nuk është bërë asnjë punë prej më shumë se 1 dekade, duke e lënë atë të degradojë në gjendjen në të cilën ndodhet sot.
Firma që ka marrë përsipër ndërtimin e plotë të rrugës së Arbrit është deklaruar që nuk ndërhyn në këtë pjesë sa kohë aty ka nevojë për investim pasi në dokumente aksi ishte vetëm për asfaltim.
Disa drejtues mjetesh e përdorin këtë segment rruge për të shmangur atë nga Kloskatundi, por kalimi bëhet me vështirësi. Ndonëse nuk po shërben siç duhet për të kaluar automjetet, të paktën k yaks po shërben për diçka. Shumë subjekte apo individ vijojnë ta përdorin këtë rrugë për hedhjen e inerteve që dalin nga rikonstruksioni i objekteve të ndryshme.