Rekamë

Puna në rrugën e Arbrit vijon në disa lote të saj. Veç kantierëve të hapur nga ura e Vashës e deri tek tuneli i Murrizit në Xibër të Klosit, puna vijon edhe në segmentin nga tre çezmat në drejtim të Bllatës. Mjetet e firmës nënkontraktore për ndërtimin e këtij loti aktualisht janë të stacionuar në fshatin Majtarë. Ndërkohë banorë të zonës dalin e shohin punimet që po kryhen. Një nga banorët i cili është shpërngulur dikur nga fshati dhe tashmë sheh se si ai merr zhvillim

Ndërkohë 85 vjeçari Ismet Ademi tregon vuajtjet që duhej të kalonin dibranët për të shkuar në Tiranë para se të ndërtohej rruga Peshkopi – Burrel – Milot. Ismeti tregon se duhej të udhëtonin deri në 7 ditë në këmbë vajtje-ardhje dhe duhej të pushonin në fshatin Gurë i Bardhë të Klosit. Por me ndërtimin e rrugës së Arbrit, Ismeti thotë se mund të shkojnë për rreth 1 orë në Tiranë.

Ndërkohë puna vijon edhe në urën e rrugës së arbrit mi urën e Vashës, ku tashmë janë montuar elementët metalik.