
Një ndër veprat më të mëdha të artit në rrugën e Arberit, veç tunelit të Murrizes, ura e fshatit Fshat, është drejt përfundimit të plotë. Kompania e cila ka marrë përsipër ndërtimin e kësaj ure ka nisur prej dy ditësh të bëjë lidhjen e fundit metalike, duke i dhënë asaj formën përfundimtare.
Ura e fshatit Fshat ne rrugen e re te Arberit e lidh atë me fshatin Shkallë të Njësisë Administrative Xibër dhe është 174 metra e gjatë e 158 metra e lartë, ose 6 metra më e lartë se ura e Vashës e rugws sw Arberit. Ndërtimi i kësaj vepre përmbyll një ndër punimet më të vështira për ndërtimin e rrugës së Arbrit. Pas vendosjes së elementëve metalike, tashmë puna do të përqendrohet në ndërtimin e shtresës e cila do të jetë në vazhdim karrexhatës për qarkullimin e automjeteve.
Në trasenë e re të rrugës së Arberit nga Ura e Vashës deri në Tiranë kanë përfunduar të gjitha urat dhe tunelet e vogëla. Për momentin po punohet në hapjen e tunelit të Murrizes i cili ka një gjatësi prej 3.3 kilometrash. Por ende shumë segmente janë të paasfaltuara, kryesisht nga Xibri deri në Qafën e Buallit.