Rruga Burrel – Skuraj edhe këtë sezon turistik pritet të jetë në gjendje katastrofë

Rruga Burrel – Skuraj edhe këtë sezon turistik pritet të jetë në gjendje katastrofë

Rruga Burrel – Skuraj është ndër akset nacionale më katastrofë në vendin tonë. Drejtuesit e mjeteve vijojnë të jenë të irrituar me mungesën e ndërhyrjes. I gjithë aksin nga probleme të ndryshme që nga dëmtimi i asfaltit, mungesa e barrierave mbrojtëse e deri tek mungesa e sinjalistikës horizontale e asaj vertikale. Më problematik mbetet segmenti nga Burreli deri tek Ura e Ulzës, ku çedimet e shumta, gropat e mëdha dhe dëmtimi i shtresës së fundit asfaltike, e bëjnë udhëtimin tepër të vështirë. Drejtuesit e mjeteve thonë se uk mbajnë mend se kur është investuar për herë të fundit në këtë aks rrugor. ndërsa emigrantët që janë kthyer pas 19 vitesh thonë se gjendja nuk ka asnjë ndryshim pasi është siç e kanë lënë. Drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët shprehen gjithashtu se premtimet e dhëna sa majtas – djathtas për këtë rrugë kanë mbetur vetëm fjalë. Me shtimin e lëvizjes në sezonin turistik, gjendja e rrugës pritet të kufizojë fvizitorët që shkojnë kryesisht në luginën e Shkopetit apo i drejtohen bregdetit të Lezhës dhe Shkodrës. Aksi në fjalë është në kontratën e mirëmbajtes B të rajonit Qendër Verilindje me një buxhet prej 12 milion eurosh në katër vite dhe që zbatohet nga “Alko-Impex”, por gjendja e rrugës në të vërtetë është kjo që shihet në pamje.