Rruga Burrel – Komsi me ferra

0

Rrugët që janë nën inventarin e autoritetit Rrugor Shqiptar vijojnë të jenë problematike. Kompanitë të cilat i kanë për mirëmbajtje, bëjnë shumë pak ndërhyrje në to, duke bërë që problemet të jenë të ndryshme.

Edhe aksi rrugor Burrel – Komsi është pjesë e inventarit të rrugëve që menaxhohen nga ARRSH. Kjo e fundit, ashtu si çdo rrugë tjetër në vendin tonë e ka dhënë për mirëmbajtje një pale të tretë.

Ndërkohë, siç duket nga pamjet, në këtë rrugë as ferrat apo barishtet anësore nuk janë prerë për të liruar kanalin kullues anësor dhe sinjalistikën vertikale.

https://youtu.be/zaocnV__j48

Ndonëse në pjesën më të madhe kjo është një rrugë e drejtë, problemi i ferrave që kanë dalë deri në asfalt është shqetësim për drejtuesit e mjeteve. Jashtë kameras, këta të fundit u shprehën se duke ju shmangur ferrave rrezikon të preken nga mjetet e tjera që lëvizin përmes rrugës.

Po ashtu, tjetër problem është edhe mbushja e gropave me dhera, një praktikë kjo e papranueshme në rrugët e asfaltuara.

Rënia e gurëve në disa zona është problem i shtuar, pasi rrezikon përdoruesit e rrugës.