Ballina POLITIKE “Rrofsh o Dashi që na mblodhe”, dasma e vajzës së Dash Sulës...

“Rrofsh o Dashi që na mblodhe”, dasma e vajzës së Dash Sulës “bashkon” PD-në, Mziu e Çollaku krah më krah me Boçin dhe Dumën

0

Deputetët e Partisë Demokratike janë mbledhur bashkë, këtë herë jashtë “uniformës politike”, pasi në fundjavë deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula martoi vajzën e tij. Në fotot e publikuara në rrjetet sociale nga deputeti Kreshnik Çollaku shihet se në gëzimin e Sulës janë bërë bashkë deputetë nga të dyja frontet e PD, si nga grupi i Berishës edhe nga grupi i Alibeajt.

“Rrofsh o Dashi që na mblodhe”, shkruan Çollaku përkrah fotove ku shihet nën shoqërinë e Agron Gjekmarkaj, Luçiano Boçit, Gazmend Bardhit, Enkelejd Alibeajt, Grida Dumës etj.

Pasi siç shihet, Çollaku dhe Boçi që janë krahu Berisha janë ulur me deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi ndërsa nuk mungon prania e ‘neutralëve’ Agron Gjekmarkaj dhe Grida Duma.

Mesa duket të gjithë kanë bërë paq dhe kanë lënë mënjanë qëndrimet e tyre brenda Partisë Demokratike për t’ju bashkuar kolegut të tyre në këtë ditë të shënuar./

Exit mobile version