Rritje e ndjeshme e infektimeve në një ditë, shkon në rreth 85 numri në të gjithë qarkun Dibër

0
12

Zbulimi i rasteve të reja me Covid-19 po shtohet me rritjen e numrit të testimeve. Pas dy ditëve pa asnjë rast në qarkun Dibër, në raportimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë zbuluar plot 19 raste të reja, përkatësisht 12 raste në Bashkinë Dibër dhe 7 raste në Bashkinë e Matit.
Rritja e numrit të infektimeve ka bërë që autoritetet të vijojnë apelin për të gjithë qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes.
Një ditë më parë ishte prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu i cili apeloi qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse, kryesisht në shmangien e grumbullimeve të mëdha.
Ndërsa autoritetet shëndetësore vijojnë tju kërkojnë qytetarëve që të vaksinohen dhe ata që janë vaksinuar të marrin dozë përforcuese.
Numri i infektimeve është rritur në shkallë vendi duke kapur shifrën e afro 7 mijë qytetarëve, ndërsa numrin më të madh e ka Tirana me afro 4500 raste.