Rritje Drastike e Çmimit të Karburantit: Shqipëria e Varur nga Importet pas Konfliktit në Lindjen e Mesme

Rritje Drastike e Çmimit të Karburantit: Shqipëria e Varur nga Importet pas Konfliktit në Lindjen e Mesme

Konflikti në Lindjen e Mesme ka shkaktuar një rritje të menjëhershme të çmimeve të karburantit në pjesën më të madhe të botës, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Ekspertja e ekonomisë, Mira Pogaçi, bëri të ditur se që nga data 28, kur ka filluar sulmi, çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me gati 50%.

Ajo theksoi se çmimi i naftës së përpunuar, pra çmimi me shumicë që Shqipëria importon nga vende si Italia, Turqia dhe Greqia, të cilat të gjitha ndikohen nga çmimet në bursë, ka arritur në diçka mbi 1200 dollarë për ton.

Pogaçi shtoi se vendi ynë nuk është në një situatë të mirë, pasi është thellësisht i varur nga importet. Kjo varësi ndikon drejtpërdrejt tek çmimet për konsumatorët. "Nuk jemi në situatë të mirë, më duhet ta them këtë gjë. Jemi një vend tërësisht i varur nga importet", përfundoi ajo.