Rekamë

Kryeministri Rama, në lidhjen e mbrëmjes së sotme live në ERTV, foli edhe për arsyen e rritjes së të prekurve nga COVID-19 ditët e fundit.

Ai hodhi akuza në drejtim të opozitës dhe artistëve e qytetarëve që dolën në protestë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, duke thënë se rritja e numrit të të infektuarve dy ditët e fundit, ka ardhur si pasojë e atyre grumbullimeve.

“Ky është  komunikimi i fundit ekskluzivisht për armikun e padukshëm. Ai nuk ka ikur dhe nuk është zhdukur plotësisht. Numrat në Tiranë nuk po flasin për mirë, pamjet me turma të partive në Tiranë, po vazhdojnë dhe përtej të tretave të karantinës për Teatrin Kombëtar. Ata që po mbledhin firma janë pseudoaktorë dhe vegla politike. Po luhet me zjarrin. Bëni kujdes o njerëz, nuk u vjen asnjë gjë e keqe nga meraku dhe nga kujdesi im. Do i kalojmë dhe nervozizmat. Me jetën nuk luhet, fajin ma lini mua, shani e shfryni sa të doni, rrezikun e virusit mos e përqeshni, është real dhe mund  edhe të vras. Unë uroj që të mos detyrohemi që të mbyllemi dhe të mos turpërohemi. Jam shumë në merak dhe po përsëris, pasi mund të harrojmë për virusin që e kemi këtu mes nesh”, tha ndër të tjera Kryeministri.