Rritja e sigurisë në sezonin turistik, zvministri i brendshëm Besfort Lamallari takim me strukturat vendore në Dibër

0
14

Në kuadër të rritjes së masave të sigurisë për një sezon turistik sa më paqësor për turistët, Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari zhvilloi një takim me strukturat vendore të qarkut Dibër në zyrën e prefektit të këtij Qarku Nexhbedin Shehu. Ky i fundit në fjalën e tij tha se takime për turizmin janë zhvilluar në çdo bashki, që të gjitha strukturat bashkë të punojnë për një sezon të suksesshëm.

Zëvendëministri i brendshëm Besfort Lamallari tha se Dibra ka potenciale të jashtëzakonshme turistike, të cilat mund tju vihen në dispozicion sektorit të turizmit.

Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se bashkia vijon punën për ta kthyer Matin në një atraksion turistik, pasi resurset janë të mëdha.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësues të policisë vendore, Inspektoriati Shtetëror i Mbrojtes së Mjedisit dhe Territorit, kryetarët e Bashkive Klos, Bulqizë e Dibër etj.