Rekamë


Reshjet e vazhdueshme të shirave të rëna në tre javët e fundit kanë bërë që niveli i lieqnit të ulzës të rritet në kuotën maksimale. Por rritja e nivelit të portave të shkarkimit nga privatizuesi i HEC-it dy vite më parë ka shkaktuar përmbytje tek banorët e fshatit Rrethe-Baz në Njësinë Administrative Baz në Bashkinë e Matit.
Si pasojë e rritjes së portave dhe mosshkarkimit të ujit nga ana e hidrocentralit ka bërë që niveli i liqenit të përmbytë toka bujqësore në Rrethe-Baz, madje i është afruar edhe banesave. Mark e Gjovalin Gjini thonë se uji arriti deri tek koteci i pulave dhe është dashur ndërhyrja e kryetarit të Bashkisë Mat, që HEC-i të shkarkonte ujin për të ndalur përmbytjen e mëtejshme. Sipas tyre shkak për këtë është rritja e portave të shkarkimit nga ana e HEC-it Ulëz.
Dy vite më parë rritja e nivelit të portave të shkarkimit nga ana e HEC-it Ulëz u kthye në problem, pasi dyshohej se do të sillte përmbytje. Megjithëse çështja përfundoi në gjykatë për ndërhyrja u përfundua nga ana e privatizuesit.