Rritja e çmimit të naftës bllokon fermerët: shteti të ndërhyjë, ndryshe tokat do të mbeten djerr

Rritja e çmimit të naftës bllokon fermerët: shteti të ndërhyjë, ndryshe tokat do të mbeten djerr

Rritja e çimit të naftës, që ka kapur vlerën e 195 lekë / litër, ka ndikur direkt në bujqësi. Duke qenë se kjo rritje përkoi me periudhën më delikate të bujqësisë, që është sezoni i mbjelljeve, fermerët thonë se e kanë të pamundur me këto çmime që ka aktualisht nafta, që të punohet. Kështu, fermerët e fshatit Bejn në Bashkinë Klos për momentin kanë bllokuar çdo proces të punimit të tokës për shkak se janë rritur të gjitha kostot si rezultat i rritjes së çmimeve. Ndryshe nga vitet e kaluara, ku çmimi i naftës ishte më i lirë dhe thuajse të gjithë banorët e këtij fshati e punonin tokën, këtë fillim pranvere është bllokuar i gjithë procesi i mbjelljeve pranverore. Vetë bujqit hezitojnë të punojnë tokën për shkak të çmimeve, ndërsa ata që kanë në pronësi mjete agregate i mbajnë fikura e të parkuara pranë banesave. Banorët e fshatit Bejnë në Bashkinë Klos, apelojnë që shteti të ndërhyjë dhe të gjejë një zgjidhje për të gjithë ata që e duan naftën për punimin e tokës. Ata kërkojnë që shteti t’i mbështesë në këtë situatë të vështirë. Rritja e çmimit të naftës ka ndikuar ndjeshëm në xhepin e konsumatorëve, teksa ka prej atyre që mbushin makinën vetëm me 500 lekë të rinj.