Qytetarët e Dibrës mendojnë se rritja e çmimeve të karburanteve dhe produkteve të tjera është shqetësuese për ekonominë e familjeve shqiptare. Ata mendojnë se duhet të ketë reagim kombëtarë të qytetarëve në mënyrë që të kërkojnë uljen e çmimeve, të cilat e bëjnë jetesën e papërballueshme. Për të tjerë qytetar, jo vetëm rritja e karburanteve por edhe rritja e çmime për proceset e bujqësisë apo plehrave kimike, janë të papërballueshme. Dibranët thonë se qytetarët duhet të reagojnë sot, pasi ndikimi është direkt në shtresën e mesme dhe të varfër nga rritja e madhe e çmimeve të produkteve apo shërbimeve të ndryshme.
Çmimi i karburanteve në vendin po kap shifrën e 200 lekëve për 1 litër, ndërsa kjo ka ndikur direkt në rritjen e çmimeve të tjera, ndërsa pagat e pensionet nuk luajnë.