Rritet rreziku në rrugën nacionale në Suç, barrierat në shembje

Rritet rreziku në rrugën nacionale në Suç, barrierat në shembje

Megjithëse është trajtuar disa herë publikisht si problem, deri tani nuk është marrë asnjë masë për parandalimin e dëmtimit të rrugës nacionale Klos – Burrel në fshatin Suç. Shpella e krijuar si pasojë e ujërave të shiut që vijnë nga fshati Suç për në lumin Mat, po zgjerohet akoma në shumë, duke rritur rrezikun e dëmtimit të të gjithë trasesë së rrugës.

Këto janë pamjet e zgavrës së krijuar nën rrugë e cila mund të shikohet vetëm nëse zbret poshtë ose nga fshati Dom.

Shtresat e shkëmbit prej shtufi sa vijnë e dëmtohen si pasojë e ujit të vazhdueshëm që rrjedh nga sipërfaqja. Ndërkohë, dëmtimi ka arritur deri tek shtresa asfaltike dhe disa nga shtyllat mbajtëse të

Specialistët thonë se nëse nuk ndërhyhet për forcimin e anës së poshtme të rrugës dhe eleminimin total të ujërave sipërfaqësor, atëherë rruga rrezikon të shembet e të dalë jashtë funksionit. Për shkak se në këtë aks rrugor qarkullojnë edhe mjete të tonazhit të rëndë, rreziku i dëmtimit është potencial.