Rritet çmimi i biletës së transportit publik në të katër qytetet e Qarkut Dibër

Rritet çmimi i biletës së transportit publik në të katër qytetet e Qarkut Dibër

Rritja e çmimit të naftës ka ndokuar direkt edhe në rritjen e çmimit të biletës së transportit publik në të katër qytetet e Qarkut Dibër. Linjat ndërqytetase kanë rritur më shumë vlerën e çmimit të biletës. Një biletë udhëtimi Peshkopi - Tiranë më parë ishte 500 lekë, ndërsa me rritjen e karburantit ka shkuar në 600 lekë. Nga Bulqiza në Tiranë çmimi është rritur po me 100 lekë, duke shkuar nga 300 lekë në 400 lekë për pasagjer. Po ashtu, rritje çmimi të biletës ka pësuar edhe linja e transportit publik Burrel - Tiranë ku bileta e udhëtimit ka shkuar nga 400 lekë në 500 lekë për pasagjer. Qytetarët thonë se kjo rritje ndikon direkt në buxhetin e tyre familjar, pasi janë rritur vetëm çmimet dhe jo të ardhurat. Shtresa që goditet më shumë janë pensionistët dhe ata që trajtohen me ndihmë ekonomike pasi ju janë rritur shpenzimet. Ata kërkojnë ndërhyrjen e shtetit dhe kom pensimin e rritjes së shërbimeve dhe produkteve. Edhe çmimi i biletave të transportit publik nga fshatrat në qendrat e qyteteve është rritur, por në një vlerë më të ulët se çmimi i biletave të transportit ndërqytetas.