Janë rritur sërish rastet me COVID-19 në vendin tonë. Mësohet se gjatë 24-orëve të fundit, 69 persona kanë rezultuar me COVID-19.

Gjatë ditës së djeshme humbën jetën 3 persona, ndërkohë që Ministria apelon qytetarët që të respektojnë masat.

”Për të katërtën javë të vijimit të epidemisë vazhdon një situatë serioze e rasteve të konfirmuara pozitive me Covid19, e rasteve që kanë kërkuar shtrim në spital apo rasteve në terapi intensive. Një tjetër trend në rritje janë edhe rastet që kanë pësuar humbje jete. Të gjithë këta indikatorë tregojnë që virusi po vijon me të njëjtin intensitet transmetueshmërie dhe po paraqet raste me shenja klinike.

Prandaj u drejtohemi si çdo ditë, qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën dhe të zbatojnë masat e vendosura, të mbajnë maskën kudo ku nuk është e mundur të ruhet distancimi fizik, kurse bizneset të zbatojnë protokollet e miratuara, për të ruajtur punonjësit por edhe qytetarët të cilëve u shërbejnë”, apelon vazhdimisht Ministria.