Rritja e numrit të infektimeve të reja me Covid-19 në shkallë vendi ka bërë që edhe në Dibër të ketë një rritje të ndjeshme të infektimeve të reja. Vetëm një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale raportoi për 8 të infektuar të rinj në Bashkinë Dibër. Ndërkohë në Mat u shënuan 2 raste të reja dhe në Klos një rast i ri.
Me këto shifra Qarku Dibër ka kaluar në vendin e parafundit s ai përket rasteve aktive ku numërohen mbi 90.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.