Ka ardhur në rritje numri i qytetarëve të infektuar me Sars Cvo2 edhe në Qarkun Dibër. Sipas të dhanëve zyrtare nga Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Mat, Bulqizë e Dibër, numri i qytetarëve të infektuar aktiv ka arritur në rreth 40.
Në rrethin e Matit janë 27 qytetar të infektuar aktiv ku 20 janë në Bashkinë Mat dhe 7 në Bashkinë Klos. Në Bulqizë janë 6 qytetar dhe në Dibër janë 7 qytetar të infektuar aktiv me Covid-19. Specialistët e NJVKSH vijojnë ndjekjen e rasteve në terren dhe gjurmimin e kontakteve të tyre.
Aktuzlisht në të gjithë vendin numërohen rreth 4000 qytetar të prekur nga Sars-Cov2, ku numrin më të lartë e mban Tirana me rreth 2700 raste.
Që prej fillimit të pandemisë kanë humbur jetën si pasojë e prekjes nga virusi rreth 350 qytetar.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.