Rriten çmimet në fundvit, qyetatërt: janë të papërballueshme

Rriten çmimet në fundvit, qyetatërt: janë të papërballueshme

Ndryshe nga çdo vend i botës në vendin tonë në vend që të ulen çmimet në ditët e festave ato rriten. Bëhet fjalë për produktet e konsumit të përditshëm që janë stinore por edhe simbol të natës së ndërrimit të viteve. Banorët e Maqellarës në Dibër thonë se çdo vit paraqitet e njëjta situatë, çmimet rriten në dhjetë ditët e fundit të dhjetorit. Ata shprehen se me aq të ardhura sa kanë vetëm mish pule të ardhur nga jashta mund të festojnë pasi e kanë të pamundur të lbejnë gjelin e detit të vendit tonë. Por pensionet e ulta dhe pagat e vogëla bëjnë që çmimet të jenë të papërballueshme në këto ditë festash. Qytetarët dibranë kërkojnë që qeveria dhe institucionet përgjegjëse të jenë më të vëmendjshme dhe të mos lejojnë abuzimin me rritjen e çmimeve siç ndodh në çdo fundvit.

Situata me rritjen e çmimeve të frutaperimeve apo produkteve të tjera simbol të tryezës së natës së ndërrimit të viteve është kudo në vendin tonë.