Rekamë

Lagjia “Dukaj e vogel”, në fshtatin Rripe, te Njesise Administrative Gurre, në Bashkinë e Klosit, prej kohesh vuan për infrastrukture rrugore. Nje nga banoret e ketij fshati Alban Duka, thotë se bëhet fjalë për vetem 300 m ku mungon edhe traseja. Sipas Dukës, ne kete rruge të amortizuar kalojne rreth 200 banore cdo dite, dhe mjaft sherbime ata i bëjnë si para çlirimit, vetem me kafshe ngarkese, pasi rruga eshte e pakalueshme per makinat. Per kete problem Mat Tv kontaktoi me nenkryetarin e bashkise se Klosit, Armand GJini, i cili u shpreh se Bashkia e ka përfshirë lagjen “Dukaj e Vogël” ne planet afatshkurtra të investimit, dhe shume shpejt do te vazhdojme te nderhyjme ne kete pjese rruge.