Me ndertimin e rruges se Arberit ne projekt ishte per tu bere dhe rrethrrotullimi prane ures se Çerenecit, në Bulqizë. Kjo pasi atje eshte bere dhe ura e rruges se Arberit e cila kalon mbi zallin e Bulqizes. Por në kundërshtim me këtë projekt rrethrrotullimi eshte bere ne degezimin e rruges se vjeter qe te dergon ne Shupenze dhe rruges se re qe te dergon ne Bllate. Me ndertimin e ketij rreth rrotullimi banoret e Gjorices dhe Shupenzes kane protestuar disa here, duke i kerkuar firmes kontraktore qe te ndryshoje projektin që të mos burim aksidenti per kalimtaret dhe drejtuestit e mjeteve.
Banoret e dy njesive administrative kane bere disa shkresa zyrtare instancave perkatese per ndryshimin e këtij projekti, por ato nuk moren asnje pergjigje nga askush, gjë që i nxiti dhe për organizimin e 3 protestave të tjera.
Ne nje interviste per mikrofonin tone drejtuesit e mjeteve shprehen mjaft te shqetësuar per problematikën që sjell ky rrethrrotullim.
Ky rreth rrotullim në rrugën e Arbërit ka dhe nje problem tjeter madhor. Mungesa e sinjalistikes e ben te pamundur pamjen gjate nates per orientinim e drejtuesve te mjeteve. Gjihashtu mbrojteset anesore mungojne jo vetem ne rrethrrotullim në fjalë, por ne te gjtihe segmentin rrugor.
Kreu AKTUALITET Rrethrrotullimi problematik. Drejtuesit e mjeteve: Do protestojmë, këtu shkaktohen aksidente